Mbërriti në Torino në verën e vitit 2018 për të ftuar Champions League-n, trofenë kaq shumë të dëshiruar nga “Zonja e Vjetër”.
Me shumë mundësi, do të largohet pa e prekur kupën me veshë të mëdhenj me fanellën bardhezi. Sepse është shumë e vështirë ta besosh se pas tri zhgënjimeve radhazi (eliminimi nga Ajaxi në çerekfinale dhe nga Lyoni e Porto në fazën e 1/8-ave) dhe me një pagë “faraonike” prej 31 milionë eurosh do të ketë një sezon të katër të CR7 në Serinë A.
Nga përvoja e “yllit” portugez me fanellën e Juves në Champions do të mbahet mend ndoshta vetëm tregolëshi që i shënoi Atleticos së Madridit. Shumë pak për dikë që ishte thirrur në Torino për të rikthyer Championsin, që mungon prej 25 vjetësh.
Paga e lartë e Ronaldos ka frenuar ristrukturimin e skuadrës në vitet e fundit dhe tani, në kohën e pandemisë, bëhet është edhe më e vështirë që të bëhen investime të mëdha. Edhe nëse CR7 do të dojë të qëndrojë në Torino, nuk është në interes të “Zonjës së Vjetër” t’i japë një pagë kaq të lartë, kur arritjet sportive lënë për të dëshiruar.
Top Channel