Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim ditën e sotme se Sekretari i Departamentit të Shtetit ka përcaktuar tre emra si non grata, por zgjodhi që të mos i përmendë, ka ngritur debate.

Se kush janë këta 3 persona, nuk ka asnjë emër konkret, ndërsa analistët në Open lanë jashtë hamendësimet.

Mentor Kikia: Ambasada e ka në praktikë që nuk referon njerëz që u heq vizën dhe shpallja e kandidatëve si të papëlqyeshëm.

KQZ i di se kush janë, se Kim e ka takuar disa herë Celibashin me kërkesën që të mos përfshihen këta njerëz, dhe KQZ është filtri i fundit sepse mesa duket kanë deportuar këta emra. KQZ tani se di sa kohë do ketë se janë më shumë se 1000 emra.
Nuk dua të flasim me hamendësime.

Spahiu: Nëse do i referohemi politikisht ne i kemi shumë borxhe SHBA sepse kanë investuar shumë për dekriminalizmin.
Çështja është te precedenti i rrezikshëm në të ardhmen, a kemi të bëjmë me persona në hetim që janë shpallur të pafajshëm apo vijon, apo kemi të bëjmë me të tjerë që janë dënuar.

Kikia: Kim që ka qenë më këmbëngulja në këtë , flet për persona të padëshiruar, me rekorde, ata që janë non grata, raste korruspioni.

Gjekmarkaj: Unë besoj që PD ka traditë të ketë lista të pastra, tendencat kanë qenë kundër krimit. Mendoj që opinionet e SHBA janë të rëndësishme por nuk mendoj se këto opinione kanë qenë rigoroze.Krimi ka marrë një formë tjetër tani në PS.

Top Channel