Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur të kthejë për korrigjim listat me kandidatët e zgjedhjeve të 4 partive politike në vend.

Partitë janë: Partia Lëvizja e Re, e drejtuar nga Arian Galdini; Partia Aleanca Demokracia e Re, e drejtuar nga Edmond Stojku; Partia Lëvizja për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli dhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare e drejtuar nga Myslim Murrizi.

Afati i dorëzimit të listave ishte më 8 mars 00:00, ku Partia Demokratike ishte e vetmja që theu orarin e vendosur. Në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, pati emra të rinj dhe largime nga partitë politike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA