Muaji mars erdhi me numër të lartë rastesh ditore dhe viktimash me COVID-19 në Kosovë.

IKSHPK thotë se e gjithë kjo është pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID.

Vetëm në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji janë regjistruar 69 të vdekur. Dita me më së shumti viktima ishte marta e 9 marsit me 13 humbje jete, ndërsa nuk janë regjistruar më pak se 4 në asnjë ditë.

Në total, numri i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.

Autoritetet vazhdojnë të premtojnë se vaksinat anti-COVID do të mbërrijnë këtë muaj në Kosovë, por deri më tani, përveë premtimeve të shumta, nuk ka asgjë konkrete.

Top Channel