“Diku 5-6 milionë euro”, eksperti zbulon shumën që pritet të shpenzojnë partitë politike për reklamat në Facebook

10/03/2021 10:49

Duke filluar që prej 11 marsit të gjithë individët që do të bëjnë fushatë elektorale në Facebook, pra që do të sponsorizojnë reklama politike në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, do të detyrohen të deklarojnë paguesin e reklamës.

Këtë e bëri të ditur vetë Facebook në një njoftim për shtyp. Eksperti Blerim Gjeladinin nga “Terra Data Analytics” ka zbuluar në “Wake Up” se partitë politike në Shqipëri pritet që të shpenzojnë rreth 5-6 milionë euro për fushatën online.

“Shumat presupozohet që në këtë fushatë në Shqipëri do jenë diku rreth 5-6 milionë euro që planifikohen të shpenzohen në komplet pjesën digjitale.

Sepse, edhe duke pasur parasysh kushtet e pandemisë do detyrohen që të jenë online. Që të jesh online duhet të kesh një studio që shkon ‘live’ dhe ndjek kandidatin, do bëjnë ato montimet, prerjet, reklamat, sponsorizimet.

Në një farë mënyre, pandemia e ka detyruar fushatën që të jetë online. Kjo pastaj detyrohet që të ketë më shumë audiencë dhe më shumë audiencë bëhet me lekë.

Sipas ndryshimeve të fundit në Shqipëri, nuk lejohet reklama politike në ekranet televizive edhe i vetmi kanal që mund t’i shkosh dikujt direkt është Facebook. Tani kanë filluar që të përdorin edhe TikTik në masë nga ndikuesit e partive politike”, sqaroi eksperti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA