Xhafa i 23-ti për Tiranën/ Rama: Ka pranuar sfidën! Opozita e sulmoi si kafshë, tani shqetësohet për renditjen e tij në listë

09/03/2021 14:26

Në konferencën online për mediat, kryeministri Edi Rama ka komentuar caktimin e të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës në vendin e 23 në listën për Tiranën

Kryeministri u shpreh se Fatmir Xhafaj e ka pranuar vetë këtë, si një sfidë, e megjithatë tha se me hapjen e listave ai ka mundësinë për t’u ngjitur në një pozicion.

Ai u shpreh se opozita është e shqetësuar për skuadrën që i ka dalë përballë, pasi sipas tij, është shumë e fuqishme dhe nuk di si ta luftojë.

Rama: Është shumë e rëndësishme të nënvizohet se që nga fakti që ata që nuk kanë lënë gjë pa i bërë Fatmir Xhafajt, me të katër sytë, që nga syri i Saliut, Lulit, Monikës e Ilirit, ata janë tani shumë të shqetësuar. Shqetësohen se PS nuk po konsideron një vlerë kaq të madhe, ndërkohë që atij njeriu nuk kanë lënë gjë pa i bërë, duke shkuar përtej çdo limit moral, etik, njerëzor, dmth e kanë sulmuar si kafshë. Tani menjëherë ndjehen të lënduar dhe flasin në emër të opinionit. Kjo është për t’u nënvizuar, sepse është e rëndësishme që njerëzit ta mbajnë parasysh këtë. Për çfarë u lënduan këta? Kanë hallë se do humbasë PS, apo se PS është dobësuar? 

Përsëri flitet për lista fituese për njerëz që janë dhe s’janë ndërkohë që është përmbysur koncepti, nuk ka në këndvështrimin tim dhe në konceptimin mbi të cilin është ndërtuar skuadra, ka objektiva dhe jo lista fituese dhe jo fituese. Nuk ka vend për të vënë stenda dhe për ti vënë njerëzit në stenda sipas historisë dhe sipas kontributeve që kanë dhënë. Po të jetë për PD- Saliu është njeriu më i rëndësishëm i asaj historie. Kjo është një ndeshje për të ardhmen apo një kohë kur po shkojmë në një panair të ekspozojmë reliket, antiket, sipas historisë tonë. Skuadra ndërtohet për të fituar! Nëse do të flisja unë për Fatmirin atëherë çfarë mbetet për ju. I kam thënë gjërat siç i kam menduar, kur shumica prej jush iu qep mbrapa dhe si la gjë pa thënë. Pse qeka ndryshe për disa nga ju sot. Kundërshtarët janë shumë të shqetësuar, sepse nuk do dinë si ta luftojnë këtë skuadër me fuqi të jashtëzakonshme për këtë ndeshje. Skuadra e PD-së s’ka energji dhe ne kemi vënë të gjithë drejtuesit dhe të gjitha figurat që kanë marrë nga PS pafundësisht vlerësime dhe mbështetje, aty ku duhen në skuadër. Nuk është fronti i betejës, nuk është tek emrat e para në listë, por te objektivi. Te objektivi shkon gjenerali jo gjithë trupa, nëse gjenerali nuk është aty i pari.

Fatmir Xhafa e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën në një pozicion ku sigurisht duhet të bëjë një përpjekje për të thyer listë, kontributi i tij do jetë i paçmueshëm, sepse nuk kemi një skuadër 1-19 që funksionon dhe pastaj një enturazh që shkon nga mbrapa. Sot janë lista të hapura dhe kemi lojtarë që do të luajnë rolin në fushë dhe do të shikoni në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA