Policia e Durrësit ka vënë nën pranga 2 shtetas, njëri prej tyre dyshohet për vjedhje ndërsa tjetri duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka përplasur një tjetër automjet.
Policia ka arrestuar 53-vjçarin, shtetasin A.M., i cili dyshohet se ka vjedhur disa materiale dhe pajisje në një firmë duralumini në Maminas Durrës.
Po ashtu, u vu nënë prangat e policisë shtetasi A. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale.
Njoftimi i policisë/ Durrës
Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa materiale dhe pajisje në një firmë duralumini në Maminas, Shijak, ku dhe ishte i punësuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel