Vajza qëllon për vdekje të dashurin biznesmen, kur refuzoi t’i paguante implantet e silikonit (fotot)

09/03/2021 18:19

Një vajzë e re ka qëlluar për vdekje ish-të dashurin e saj sepse refuzoi t’i paguante një operacion për zmadhim gjoksi, pretendohet së fundmi në Brazil.

24 vjeçarja Cristina D’Avila Teixeira Rodrigues, u arrestua për ekzekutimin e biznesmenit me një plumb prapa koke. Ajo ishte dorëzuar në policinë e qytetit Manaus më 8 mars, tre ditë pas krimit.

Viktima Paulo Roberto Moraes Teixeira Junior, 29 vjeç, zotëronte një kompani të instalimeve të internetit, me të cilën ishte njohur me ish-të dashurën vrasëse.

Sipas vëllait të viktimës Rodrigo, Rodrigues vrau ish-të dashurin pasi ai kishte refuzuar të paguante për një ndërhyrje implantesh silikoni, të cilat kushtojnë rreth $1,800 në Brazil.

Ai tha për mediat lokale: “Ai i kishte blerë asaj makinë, i kishte dhënë një punë dhe para. Ajo dëshironte implante silikoni por në kohën e pandemisë kompania jonë po reduktonte kostot, dhe ai nuk mund t’ia jepte.

“Ata debatuan shumë për këtë natën kur ajo vrau vëllanë tim”.

Motra e viktimës Roberta, tha për mediat se vëllai i saj e kishte punësuar atë në kompani dhe se kishin pasur një marrëdhënie prej një viti e gjysmë.

Ajo tha: “Nga ajo që pamë, ajo ishte me të vetëm për interes. Ajo pëlqente të dukej, por asnjë herë nuk postonte ndonjë gjë për të. Me sa duket ai kishte zbuluar diçka serioze për të kur u ndanë”.

“Ajo kishte llogaritur gjithçka. Natën që e vrau ajo e qëlloi dhe më pas doli qetësisht nga shtëpia duke marrë nënën e saj në telefon për ta njoftuar”.

Rodrigues u dorëzua në polici e shoqëruar nga avokatët, duke pranuar krimin por tha se nuk kishte si qëllim të qëllonte Paulo Roberto, dhe se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/3
24 vjeçarja Cristina D'Avila Teixeira Rodrigues, u arrestua për ekzekutimin e biznesmenit me një plumb prapa koke

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA