U kapën pa maska mbrojtëse dhe dolën në rrugë pas orës 20:00, gjobiten 737 persona

09/03/2021 16:19

737 persona janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë shkelur masat anticovid.

Pjesa më e madhe e tyre, 634 persona u ndëshkuan me gjobë 3000 lekë pasi u konstatuan pa maska mbrojtëse. Ndërsa 98 të tjerë udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare po në mjetet e transportit publik pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Njoftimi i plotë

Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 737 shtetas.  

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. 

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 634 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 98 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.  

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA