Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur në pranga 12 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ndër të arrestuarit janë dhe shtetasit, E. J. 27 vjeç, J. J. 24 vjeç dhe K. Ll. 22-vjeç si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. J. 29-vjeç.

Këta shtetas u përfshinë në konflikt ditën e djeshme në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, mbetën të lënduar Klajdi Lluca dhe Ervin Juba, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J J. Këta shtetas aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

•O. P., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

•M. H., pasi më datë 03.03.2021, 04.03.2021 dhe 07.03.2021, ka vjedhur 4 biçikleta;

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. J., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•A. M.(L.), 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. D.

•K. K., 19 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Kuka”, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë të forcës së posaçme “Shqiponjat”, në mjetin me të cilin qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues boksi).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 27 vjeç, në Unazë të Re, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus”, ka kundërshtuar, duke e goditur në këmbë me mjet, punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. J., 27 vjeç, J. J., 24 vjeç, dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, janë dëmtuar me armë zjarri shtetasi K. Ll. dhe E. J., si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e shtetasit A. J.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh. V., 29 vjeç dhe L. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA