
22/02 16:36
Sindi dhe Murati kanë pasur takimin e katërt dhe kanë diskutuar në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Sindi ka pranuar se ka ndjenja për Muratin, por i vë në dukje se ai nuk ka shfaqur shenja xhelozie, ndërsa ai nuk ka hezituar që t’i tregojë se nuk e ka parë afrimitetin.
Sindi: Nuk ke shfaqur shenja xhelozie.
Murati: Çfarë do nga unë? Të bëj luftë?
Sindi: Jo, por të bësh diçka. Ka ndjenja të paktën nga ana ime, por edhe në backstage nuk afrohesh.
Murati: Kur nuk shoh afrimitet nga një gocë, nuk mund të shfaq xhelozi. Ti je pak tip i mbyllur.
Sindi: Unë mendoj se vërtetë diçka nuk po shkon. Mendoj se kam dhënë diçka. Nuk ndjej që ke ndjenja ndaj meje.
Murati: Po ti ke ndjenja?
Sindi: Po.
Top Channel