Prodhuesit e vaksinës ruse, Sputnik V kanë vënë në pikëpyetje neutralitetin e agjencisë evropiane të ilaçeve EMA, pasi një zyrtar i saj i kërkoi anëtarëve të Bashkimit evropian të mos miratonin vaksinën.
Të dielën, shefja e bordit drejtues të agjencisë evropiane të ilaçeve, Christa Wirthumer Hoche, tha në një talk show në transmetuesin austriak ORF se ajo do ti këshillonte të gjithë vendet e bllokut të mos jepnin autorizimet kombëtare të emergjencës për vaksinën Sputnik V. Prodhuesit e Sputnik shkruan ndërkohë një deklaratë në përgjigje të Wirthumer Hoche, në llogarinë e vaksinës në Twitter.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Sputnik V është miratuar aktualisht ose po vlerësohet për miratim në tre shtete anëtare të bashkimit evropian, në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Ceke. Zyrtarët e bashkimit evropian kanë thënë se Brukseli mund të nisë negociatat me një prodhues vaksine nëse të paktën katër vende anëtare e kërkojnë këtë.
Më herët, edhe një ministër i qeverisë franceze kishte kërkuar që të mos ndizej drita jeshile për vaksinën ruse, pasi sipas tij, ajo cenonte unitetin e bllokut me 27 vende anëtare.
Top Channel