Në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohen dy persona në Mallakastër

09/03/2021 09:10

Policia e Mallakastrës ka vënë nën pranga dy shtetasit e shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Rromës”, u bë kapja e shtetasve M. M., 27 vjeç, dhe B. L., 26 vjeç, për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit T. A., A. A. dhe I. M.,(të cilët janë ndaluar nga policia në datë 24.06.2020), në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit.

Njoftimi i policisë/ Mallakastër

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Rromës”.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Rromës”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë kapja dhe ndalimi shtetasve:

M. M., 27 vjeç, banues në Gjonçë, Fier.
B. L., 26 vjeç, banues në Rromës, Mallakastër.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 05.03.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit T. A., A. A. dhe I. M.,(të cilët janë ndaluar nga policia në datë 24.06.2020), në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA