Për Edi Ramën ish lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, sot në rolin e kapitenit socialist, ishte shumë e lehtë përdorimi nocioneve nga sporti për të ilustruar listat e skuadrave kundërshtare në zgjedhje.
Rama: Lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, lista e PD është afirmimi i fosilizimit. Listën e LSI nuk dua të humbas kohë. Ajo është lista e SPAKUT dhe OFL. Skuadra futet në fushë për të fituar ndeshjen dhe unë nuk shoh tek PD një skuadër për të fituar ndeshjen, por unë shoh një skuadër që futen lojtarët për të mos ju ngelur hatri.
Fshikullimi dhe ironia therëse e kryesocialistit nuk kurseu aleatët e PD, futur në listën që mban firmën Basha.
Edi Rama për paraardhësin e tij Sali Berisha i pesti në listën e Tiranës, i përmendi muzeumin.
Top Channel