Kanë kaluar dy vjet që nga themelimi, dhe vetëm dy vjet pas Ushtria e Kosovës po bëhet pjesë e një misioni paqeruajtës jashtë vendit.

Një kontingjent prej ushtarësh do të jenë pjesë e këtij misioni krah ushtrisë amerikane në Kuvajt të Lindjes së Mesme për së paku gjashtë muaj.

Ky moment i papërsëritshëm, është shënuar përmes një ceremonie zyrtare, në të cilën komandantja supreme, Vjosa Osmani tha se kontingjenti është i vogël në numër por i madh në mesazh dhe përmbajtje.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se flamuri i vendit do të lartësohet krah flamujve të shteteve më të fuqishme.

Numri i ushtarëve që do të jenë pjesë e misionit nuk është bërë i ditur.

Forca e Sigurisë së Kosovës nisi transformimin e saj në ushtri me 18 dhjetor të vitit 2018, etapë kjo që do të zgjasë 10 vjet deri në kompletimin e saj.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA