Gjendet avioni i groposur në plazh/ Durrës, nën rërë edhe mbetje të armatimit të avionit luftarak

09/03/2021 15:32

Mbetje të një avioni të vogël luftarak janë nxjerrë nga deti këtu në zonën e Malit të Robit, teksa disa subjekte private po punojnë për sistemimin e rërës dhe përgatitjen e plazhit për sezonin e afërt turistik. 

“Kanë qenë 5-10 metra nga deti dhe ka pasur zbaticë këto ditë duke dalë më në sipërfaqe. Janë tërhequr sepse kanë qenë shqetësim për të gjithë banorët e plazhit këtu, që çaheshin herë pas here, pasi një pjesë e helikës dilte në sipërfaqe.”

Kjo pjesë e bregdetit, para viteve ’90 ka qenë zonë ushtarake, ndërsa vitet e fundit pushuesit ndjeheshin të pasigurt kur futeshin në det për shkak të pranisë së objekteve të forta në tabanin e tij. Gjatë gërmimeve u nxorën helika, pjesë të motorit, radiatorit dhe aksesorë të tjerë të avionit.

Mes tyre ka dhe fishekë mitralozi të kalibrit 12.7 mm. Policia vendore, RENEA dhe forcat e ushtrisë i kanë inspektuar gjetjet dhe po hetojnë më tej për të hedhur dritë mbi përkatësinë e avionit. Paraprakisht dyshohet se ai i përket luftës italo-greke, po nuk ka të dhëna për rrëzimin e ndonjë avioni në këtë pjesë të Adriatikut.

Ndërkohë nuk përjashtohet as mundësia që ai t’i përkasë dhe një periudhe më të vonë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA