Situata e covid 19 në Shqipëri tanimë është jashtë kontrollit. Qytetarë të infektuar që kanë mbushur qendrat shëndetësore, spitale dhe që lëvizin nëpër rrugë.
“Jemi një model i Suedisë por në popull jo suedez”, tha Ilir Alimehmeti.
Epdiemiologu Ilir Alihmehmeti thekson se duhet të kalojmë në survejancë aktive, duke kryer më shumë testime për ta frenuar
“Jemi vendi i fundit në Evropë për testime. Ndërkohë që vetëm kështu ndërpritet zinxhiri i infektimeve”, tha ai.
Duke i konsideruar pothuajse inekzistente masat e ndërmarra deri më tani Alihmehmeti e shikon më shumë problematike situatën në rrethe si Fier ,Vlorë e tjerë sesa nëë Tirane .Ndaj një mbyllje pak javore sipas tij do të kishte vlerë vetëm nëse jemi shumë afër vaksinimit të popullatës.
“Në Fier 2 në 3 persona dalin pozitivë. Në Vlorë më shumë se 1 në dy del pozitiv”, tha ai.
Top Channel