Çifti i pensionistëve rrit kavie pylli për të ngrënë, sepse është “ushqim i qëndrueshëm” (fotot)

09/03/2021 22:19

Një çift pensionistësh në Australi kanë dalë në faqet e para të gazetave pasi kultivojnë kavie pylli, të njohur në vend si ‘guinea pigs’, për t’i përdorur si ushqim, megjithse shumë njerëz i mbajnë ato si kafshë shtëpiake.

Rees dhe Col Campbell thonë se me mënyrën e tyre “të qëndrueshme të konsumit të mishit” mbajnë gjithmonë rreth 10 deri në 25 kavje në fermën e tyre gati një hektarë në Wynyard, në Tasmania, prej pesë vjetësh tashmë.

Çifti thotë se kaviet e tyre jetojnë “jetë të lumtura” për aq sa jetojnë, dhe se konsumimi i tyre si ushqim është më i përgjegjshëm nga ana etike dhe sociale, sesa konsumi i kafshëve më të mëdha.

Zonja Campbell tha: “Sigurisht jo gjithkush mund të rrisë e të vrasë kaviet e buta të pyllit, për t’i ngrënë më pas.”

“Por nëse duhet të hamë mish, atëherë mishi i tyre është një produkt shumë më i qëndrueshëm për t’u prodhuar. Kafshët kanë një ekzistencë paqësore me ne. Ato kanë një jetë të qetë dhe po ashtu një vdekje të qetë”.

Idea e konsumit të kavieve të pyllit nuk është e re, thotë zonja, duke përmendur si shembull Amerikën Latine dhe Indonezinë ku praktika zbatohet prej kohësh.

Ajo shton: “Australianët kanë disa pikëpamje të çuditshme se kafshët që duken të bukura e të lezetshme nuk mund të vriten”.

Çifti Campbell konsumojnë gjithashtu dhe kafshë të vrara në gjueti si kangurë dhe lepuj, duke i kombinuar me kaviet e pyllit, për të cilat thonë se hanë dy deri në tre në javë.

Gruaja shton: “Është mish mjaft i dendur, … një kavie e tillë mund të peshojë deri në 600 gramë dhe na ushqen të dyve për dy vakte nëse e ziejmë në gjellë”.

Duke përshkruar shijen e tyre, gruaja thotë se ngjason me mishin e gjahut, madje më i dendur se mishi i lepurit.

Mishi i kavjeve konsiderohet si delikatesë në gjellët me salcë domateje.

Gruaja thotë: “Për arsye se është i dendur dhe solid shkon më shumë me ushqime tretëse, siç janë pjatat me domate”.

“Të gjithë atyre që ua kemi shërbyer janë surprizuar në mënyrë pozitive, të gjithëve u ka pëlqyer”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/3
Një çift pensionistësh në Australi kultivojnë kavie pyllipër t’i përdorur si ushqim, megjithse shumë njerëz i mbajnë ato si kafshë shtëpiake.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta