Spahiu komenton dorëzimin e listave në momentin e fundit: Janë të besuarit e ish kryetarit të partisë, nuk ka lidhje Basha

08/03/2021 21:58

Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar përse është lënë për momentin e fundit dorëzimi i listave të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai foli në “Open” duke thënë se po bëhet një telenovelë ndërsa shtoi se emrat e zgjedhura nga PD janë të ish kryetarit të bashkisë dhe nuk ka lidhje Basha me këtë.

Spahiu: Bëhet në minutën e fundit sepse është një telenovelë që përsëritet në momentin e fundit. Rezultati dihet. Kemi dy lista, një fituese të PS dhe një listë humbëse se një parti rrudhet dhe përgatitet për humbjen dhe vendosin veten në krye të listës. Sot në Tiranë vetëm 12 veta pretendojnë, por ka 36 dhe për turp vendosen për 7 kryetarë.

Sali Berisha rri në Gjirin e Lalzit, Basha rri në makinë. Këta e kanë paracaktuar humbjen, po rrudhin partinë për të shkuar drejt fundit. Kush i njeh këta emra, janë të besuarit e ish kryetarit të partisë, nuk ka lidhje Lulzim Basha me këtë. Këta ecin drejt fundit dhe vendosin veten të parin, të dytin e të tretin.

Top Channel