Dita Ndërkombëtare e Gruas, është datë kur kujtohen gjithë arritjet e saj shoqërore, ekonomike dhe politike.

Por njëkohësisht shërben edhe për të reflektuar dhe për t’u ndërgjegjësuar, për të gjitha padrejtësitë dhe diskriminimin që I bëhet sot e kësaj dite gruas, edhe në vendin tonë.

“Femrat janë gjithmonë të vuajtura shumë, të palodhura dhe sakrifikojnë. Ato duhen respektuar më shumë.”

“Gruaja është jeta.”

“Ky karafili është për ty. Këto lulet e tjera, I kam blerë për motrat dhe për mamin.”

“Gruaja, thonë të vjetrit, është çelësi I shtëpisë. Ne kemi shkuar gjithë jetën shkëlqyeshëm. Bashkë kemi 55 vjet. Sekreti I jetës është toleranca dhe mirëkuptimi.”

“Mua këtë lule ma dha nusja ime, që unë e kam si vajzë. Ne jemi krushka dhe na ka blerë vajza lule të dyjave.”

“Gruaja sjell në jetë fëmijën, e rrit, gruaja është bashkëshorte, është nënë, është punëtore, është gjithçka.”

“Kam pasur shumë punë sot me motorin tim duke shpërndarë lule nëpër adresa në qytet.”

“Familja pa gruan është zero.”

“Unë falënderoj mamin, mësuesen, dhe nënën. Ato më kanë bërë mua këtë djalë që jam sot.”

Ky 8 Mars është ndryshe nga të tjerët, na gjen në mesin e pandemisë, ku gjithë fuqitë tona janë përqendruar në shpëtimin e jetës. Por të shpresojmë që 8 Marsi i ardhshëm të jetë I mirë dhe me arritje e më shumë të drejta për gratë.

Top Channel