Një sherr ka ndodhur në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se plagosja e tyre ka ardhur si pasojë e një sherri fizik mes tyre ku janë goditur me sende të forta dhe grushta me njëri tjetrin e janë  plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit E. J., 27 vjeç dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Kavajë/Informacion paraprak

Në fshatin Sinaballaj në Kavajë, rreth orës 11:50, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, janë  plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit E. J., 27 vjeç dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel