Renditja e të rinjve në listën e PS/ Bushati: PS nuk riskon, një lider i partisë e përmbys listën

08/03/2021 22:32

Analisti Andi Bushati ka komentuar faktin që Edi Rama ka zgjedhur që të rendisë të rinj në krye të listave në disa prej qarqeve të vendit tonë.

Bushati në “Open” thotë se PS nuk riskon pasi një lider i partisë arrin të përmbysë listën.

Bushati: Nëse Rama e vë veten të 8-in në Durrës, një shumicë e madhe shkojnë për Ramën. Pra një lider i partisë e përmbys listën. PS hiqet sikur riskon, por nuk e riskon listën. Me Vasilikën kanë rënë dakord të bëjnë teatër, Musa Ulqinin apo Ditmir Bushatin nuk i përmend se kanë dalë nga lista sepse nuk kanë rënë dakord për këtë teatër.

Hila: Janë emrat e rinj që kanë bërë ndërrim të tyre. Vasilika nuk hyn tek militantët e flaktë. Ndryshoj mendim sa i përket disa emrave të tjerë, por nuk e dimë nëse do jenë në lista apo jo.

Top Channel