Nga 1 korriku i këtij viti, qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor nuk do do të paguajnë më Roaming nëse qëndrojnë në një vend tjetër të rajonit.

Autoriteti rregullativ i komunikimeve elektronike dhe postare të Kosovës, e ka konfirmuar këtë, duke saktësuar se nuk ka shtyrje të afateve të parashikuara për zbatimin e marrëveshjes.

Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje, faza e parë e zbatimit të së cilës ka nisur në vitin 2019. Në këtë fazë, ka patur ulje të çmimeve deri në 80% ndërsa në fazën e dytë, që do të nisë të zbatohet nga 1 korriku 2021, parashikohet eleminim i plotë i tarifave. Tarifa e Roaming-ut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve. Edhe sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, në një postim në “Facebook”, ka konfirmuar se “nga 1 korriku 2021 tarifa Roaming në Ballkan do të jetë zero”.

Nga 1 korriku, kur do të eleminohen tarifat Roaming në Ballkanin perëndimor, do të nisin edhe bisedimet për të njëjtën marrëveshje me vendet e BE-së, ka shkruar më tej në fcb Bregu. “Rreth 80% të trafikut në Roaming, shqiptarët kryesisht e kanë me vendet e Evropës, por më 1 Korrik nisim bisedimet për të arritur të njëjtën marrëveshje me BE. Sa ndikon kjo në xhepin e gjithsecilit?! Vetëm mendoni që sot për të njëjtin shërbim, qytetarët në Ballkan paguajnë katër herë më shumë se një qytetarë në BE”, ka shkruar Bregu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA