Konkurentja e “Për’puthen +40” tregon emocionet pas natës së parë të emisionit: Nuk mbaja mend çfarë kisha thënë, ndihem konfuze për…

08/03/2021 14:56

Erlinda Ogreni është një nga konkurentet e emisionit më të ri, të cilën vajza 12-vjeçare e nxiti të marrë pjesë.

E pyetur në emisionin “Shqipëria live”, Erlinda tregon çfarë i tha vajza pasi e pa në ekran. “I pëlqeu që mami doli në ekran, nuk e kam lejuar të futet në rrjetet sociale dhe të lexojë komentet. Megjithatë e kam mësuar se turp nuk është kjo që po bëj unë, ka gjëra të tjera...”

“Vajza ka vite që kërkon që të kem një njohje, një lidhje. Më ka kërkuar dhe vëlla e motër në të shkuarën. Ajo insistonte dhe thashë pse jo, ta provoj, të njoh disa persona për një herë. Në jetën e përditshme është e pamundur që të ndodhë. Këtu janë disi të përzgjedhur”, u shpreh Erlinda gjatë prezantimit, mbrëmë në “Për’puthen +40”.

Ajo thotë se ka pasur pafund komente, por nuk i ka lexuar ato në Instagram sepse druhet nga opinioni i publikut. “Të afërmit më dhanë kritika shumë të mira. Në rrjetet sociale nuk i kam lexuar akoma, kam frikë”.

Ajo nuk tregon nëse “i ka vënë syrin” ndonjërit prej konkurentëve apo kë pëlqeu me shikim të parë dhe shton se për të “është ende herët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA