“Gratë, peshëngritëset e vërteta të pandemisë”/ Aktiviteti për të drejtat e grave: Janë rritur denoncimet e dhunës gjatë pandemisë

08/03/2021 13:07

Në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar aktiviteti “Me gratë për gratë”.

Aktiviteti u organizua me pjesëmarrje të pakët të aktivisteve, për të shkak të masave mbrojtëse anticovid. Në një lidhje për emisionin “Shqipëria live”, njëra nga aktivistet i bën thirrje vajzave dhe grave “të ngrenë zërin, të mos thonë unë jam heroinë dhe të ulin kokën. Duam të shmangim fjalën heroina”. Ajo shton se gjatë periudhës së pandemisë, numri i raportimeve për dhunë  është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë.

Covid 19 ka nxjerrë në pah se pesha e riprodhimit shoqëror, ku përfshihen të gjitha aktivitetet që prodhojnë dhe përkujdesen për jetën, vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e grave. Puna e papaguar: pastrimi, gatimi, kujdesi për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët konsiderohet ‘përgjegjësi’ e ‘natyrshme’ e grave në sferën private”, u theksua në këtë aktivitet.

8 Marsi është data kur në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, si një ditë reflektimi për çështje që lidhen me botën femërore, mbi arritjet e mëdha çështje sociale dhe politike që lidhen me mundësi të barabarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA