Dritan Leli refuzon të bëhet pjesë e skuadrës së PS në Vlorë, Rama: Zgjedhje e tij! Me apo pa të, do realizojmë objektivin

08/03/2021 19:25

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se Dritan Leli ka refuzuar që të jetë pjesë e skuadrës së PS në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit.

Në prezantimin e emrave që do të kryesojnë listën, Rama përmendi faktin që Leli nuk e ka parë të arsyeshme që të jetë pjesë e skuadrës, por kjo nuk do e pengojë PS që të shkojë sa më afër objektivit maksimal.

Rama: Në formimin  e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi çfarë ka menduar njëri e tjetri. Është e vërtetë që i kam propozuar që të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme. Është zgjedhje e tij, me të, pa të, skuadra jonë në Vlorë do e realizojë objektivin bazë dhe do të shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje.

Top Channel