Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar plotësisht tre banesa gjatë natës në Berat, ku si pasojë ka humbur jetën, Jovan Vangjeli, 61 vjeç, dhe djali i tij Mateo Vangjeli, 36 vjeç të cilët ndodheshin në njërën prej shtëpive.

Dyshohet se në momentin kur ka rënë zjarri babë dhe bir kanë qenë në gjumë dhe i ka zënë tavani i banesës poshtë.

Flakët janë përhapur edhe në dy banesa të tjera ngjitur si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në lagjen Muzakaj. Shkak i zjarrit që mori 2 jetë njerëzish dyshohet të ketë qenë ngrohësja që ndodhej në banesën e viktimave, tip bodrumi, kushtet e të cilit ishin në gjendje të mjerueshme.

Familjarët e viktimave tregojnë se kur shkuan në vendngjarje rreth çdo gjë ishte shkrumbuar nga flakët. Sipas tyre në banesë ka qenë edhe një person tjetër, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që fatkeqësisht rezultoi fatale për Jovan dhe Mateo Vangjeli.

Top Channel