Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçic deklaroi se vend i tij nuk do të heqë kurrë dorë nga ideja se nuk mund të ketë progres në dialogun me Kosovën derisa të përmbushen detyrimet nga marrëveshja e Brukselit dhe të krijohen kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Daçic tha për TV K1 se është diçka e mirë mirë që presidenti Aleksandar Vuçic e theksoi edhe një herë këtë gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga një gjë e tillë; ajo është një platformë e vjetër, është thirrja jonë, të cilën, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, ne e kemi theksuar vazhdimisht drejt institucioneve evropiane”, u shpreh ai. i ashpër në vlerësim, kryeparlamentari serb tha se BE-ja ka standarde të dyfishta, e për këtë iu referua zgjedhjeve të fundit në Kosovë, të cilat u mbajtën për herë të parë pa vëzhgues të huaj dhe misionin e OSBE-së”.

“A është Kosova demokracia ideale, pse dikush nuk vjen këtu të flasë për dialog ndërpartiak? Sepse ka standarde të dyfishta”, deklaroi ai, ndërsa përsëriti me forcë qëndrimin se nga ana e Serbisë se nuk do të ketë vazhdim të negociatave derisa të zgjidhet çështja e Asociacionit.

Top Channel