Janë disa episode që i kanë bërë tifozët e skuadrës spanjolle të Levantes të besojnë vërtet se portën e ekipit të tyre, e mbron një fantazmë. Mediat vendase thonë se ata i kanë vënë dhe një emër: e quajnë “Zonja e bardhë”.
Ata kujtojnë për shembull rastin e pabesueshëm të Joaquin Correa kur humbi një gol thuajse të sigurtë. Argjentinasi i Atletico Madrid ishte i vetëm 3 metra larg portës, portieri kishte rënë në tokë dhe ai godet, por topi kalon shumë lart.
Fillesat në fakt, kjo histori i ka që në 2005-sën, kur portugezi Duda arriti të realizonte një super aksion në fushë, por sapo iu afrua kërcënues portës, thotë se papritur pa një fantazmë, çka e bëri të stepej e të mos e godiste. Lëvizja e tij ishte aq e papritur saqë i befasoi dhe komentatorët.
Portugezi arriti ta kalonte portierin e Levantes, por kur u gjend para portës bosh e pasoi topin mbrapsht. Duda thotë se një hije e verboi e praktikisht nuk e la të shënonte. Tifozët e lidhin historinë e fantazmës me ngjarjen e trishtë të vitit 2003, kur katër tifozë vdiqën në një aksident me makinë teksa po udhëtonin për të parë ekipin e tyre.
Top Channel