“Në treg s’ka doza”/ Rama: Mosmarrja e vaksinës kineze dhe ruse nuk është çështje gjeopolitike

07/03/2021 11:17

Kryeministri Edi Rama tha nga Lezha që mosmarrja e vaksinës ruse apo kineze nuk është çështje gjeopolitike, por çështje është se nuk ka vaksina.

“Vaksina nuk ka!”, thotë kryeministri, duke shtuar se të gjitha janë me sasi shumë të vogla në raport me kërkesën dhe është një “luftë” e madhe për të marrë këto vaksina.

Sipas Ramës, edhe vendet më të fuqishme janë gjunjëzuar para kësaj pandemie, duke shtuar se thuajse e gjithë pjesa më e madhe e Evropës dhe botës, po has vështirësi në sigurimin e vaksinave anti-COVID.

Ai mori shembullin e Gjermanisë, e cila sipas Ramës është duke negociuar me Kinën dhe Rusinë për vaksinat e prodhuara prej tyre.

“Deri dje kënga ime thoshte ‘Çdo gjë bën vaki jetojmë në Tironë’, tani duhet të them ‘Çdo gjë bën vaki jetojmë në Evropë’. Gjermania që është lokomotiva e Evropës, ka filluar të hapë dialogun me Kinën dhe Rusinë për vaksinat ruse dhe kineze. Duket e pabesueshme por është e vërtetë, duket që kontinenti më i fuqishëm i planetit gjendet në këtë situatë. Siç dukej kur momenti i pandemisë i kapi gafil të gjithë dhe i gjunjëzoi, pavarësisht sa të pasura janë. Bota e zhvilluar ka thyer çdo rekord në shpikjen e vaksinës për COVID. Kjo i dedikohet zhvillimit të shkencës, por këtu jemi në kushtet kur pak kompani, sot janë 4 kompani dhe është gjithë bota që do vaksinën, po të shtojmë dhe kinezen dhe ruse u bën 6”, u shpreh Kryeministri.

“Nuk jam aspak i bindur se mund të bëhet, por çdo gjë mund të bëhet në këtë Europë. Një gjë dua të shtoj ka shumë njerëz që mendojnë se mosmarrja e vaksinës kineze dhe ruse është çështje gjeopolitike, nuk është kështu, vaksinat nuk kanë dalë në treg që shko atje dhe i ble. Vaksina nuk ka! Të gjitha janë me sasi shumë të vogla në raport me kërkesën. Kur Amerika nuk ka vaksina sot për të mundur të thotë që të japë qoftë edhe një dozë jashtë Amerikës, nuk i ka vaksinat stok prodhon vaksinon. Nuk është vaksina kineze e dalë në treg dhe të shkojmë që ta blejmë. Nuk ka, lufta që bëhen, për të marrë ato që janë. Është një luftë e madhe. Ka vende që nuk po ecin, 140 vende të botës nuk kanë bërë asnjë vaksinim.

Europa ka problemin se nuk ka të garantuar vaksinat e veta nga kompanitë jo ruse dhe kineze. Debatet që bëhen në të gjitha vendet, përjashtuar Britaninë dhe Izraelin, në të gjitha vendet e tjera midis popujve dhe qeveria ka tension. Asnjë qeveria nuk ka garantuar shpejtësinë e vaksinimit që njerëzit të jenë “ok”. Izraeli vuri një best siç dinë vetëm hebrenjtë, e kanë diktuar në shumë gjëra fatin e botës. Parableu përpara aprovimit e trefishin e çmimit Pfizer dhe Moderna. Në vendet e gjirit janë pak më mirë për vendet e Europës. Nuk hy te ata që dorëzohen dhe kam besim që diçka do ta bëjmë dhe do ta bëjmë shpejt”, shton më tej Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA