“Inagurohet brenda 2021″/ Vijojnë punimet në lotin e fundit të rrugës së re Kardhiq-Delvinë

07/03/2021 12:43

Vijojnë punimet në lotin e fundit të rrugës së re Kardhiq-Delvinë, për ta përmbyllur dhe inaguruar brenda vitit 2021.

“E premtoi Adil Çarçani, e të tjerë pas tij, por e bën realitet 40 vjet më vonë Edi Rama dhe PS”, shkruan deputeti i PS-së, Alket Hyseni bashkangjitur videos.

“Tuneli i Skërficës tashmë i dukshëm edhe për sytë e skeptikëve, që çdo gjë ju duket 3D”, shkruan më tej Hyseni.

Ky aks është financuar me synimin për të lehtësuar lidhjen e zonës turistike të Sarandës me pjesën tjetër të vendit dhe  të shkurtojë rrugëtimin nga Tirana në Sarandë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA