Festimet për 7 marsin në Durrës/ Sako: Urimi më i mirë janë 10 shkollat e rindërtuara me standarde europiane

07/03/2021 16:15

Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesve, Bashkia e Durrësit organizoi një ceremoni të veçantë për të vlerësuar kontributin e mësuesve të qytetit në edukimin e brezave të rinj.

Gjatë ceremonisë kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, duke uruar të gjithë mësuesit u shpreh se urimi më i mirë në këtë 7 Mars janë 10 shkollat e rindërtuara  me standarde evropiane dhe shumë të tjera që janë në punë e sipër.

Edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe deputetja Klodiana Spahiu uruan arsimtarët për përkushtimin, sakrificat dhe kontributin që japin në edukimin e brezave të tërë.

Më tej iu dha titulli “Mirënjohje e Qytetit” disa prej mësuesve të nderuar të Durrësit që kanë disa dekada që ushtrojnë profesionin e tyre në qytetin bregdetar me motivacionin: “Për kontributin e shquar në vite në fushën e arsimit, për konsolidimin e shkollës, për edukimin shkencor dhe atdhetar të shumë brezave të nxënësve, si shenjë vlerësimi dhe simbol i përkushtimit të figurës së ndritur të mësuesit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA