E trishtë/ Reperi ndërron jetë në moshën 33-vjeçare, u qëllua për vdekje në 3 të mëngjesit

07/03/2021 20:37

Reperi Corey Detiege, i njohur si Chucky Trill ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare pasi u qëllua për vdekje nga një person i paidentifikuar.

Ai u dërgua me urgjencë në një spital në Atalanta, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë mëngjesin e së premtes.

Ai po udhëtonte për në Georgia, ku një makinë ndaloi pranë tij dhe qëlloi me armë zjarri drejt reperit në orën 3 të mëngjesit. Chucky Trill do të merrte pjesë në një event virtual në Atlanta ka konfirmuar menaxheri i të ndjerit.

Autorët dyshohet që të jenë larguar pasi kanë qëlluar drejt reperit. Ende mbetet e paqartë arsyeja përse i mori jetën, por policia po vijon hetimet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA