Video/ Ermal Meta para finales, flet shqip: Ju falenderoj shumë të gjithëve

06/03/2021 20:59

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta i cili kryeson listën e 10 këngëve më të mira në “Sanremo 2021”, në klasifikimin e përgjithshëm para finales me këngën “Un milione di cose da dirti”, ka dalë me një video mesazh para spektaklit.

“Dua të falenderoj gjithë bashkëkombasit e mi që më kanë shkruar”, tha ai shqip.

Pa asnjë eliminim këtë vit, të 26-të artistët kanë përparuar në natën finale. Si pjesë e kufizimeve të distancës sociale nuk do të ketë audiencë dhe mbrëmjet mbarojnë jo më vonë se ora 2 e mëngjesit me orën lokale.

Sonte, pas votave të publikut do të shpallen tre super finalistët. Pasi të përfundojë superfinalja, rezultati i fituesit përfundimtar do të ndahet midis 34% të televotimit publik; votat e medias 33%; votat e jurisë 33%. Sigurisht, fituesi i Sanremo nuk përfundon domosdoshmërisht duke përfaqësuar Italinë në Eurovision, edhe pse fituesi merr ftesën i pari.

Ermal Meta sërish i ka bërë për vete italianët me tekstin e këngës, i cili flet për dashurinë e vërtetë. “Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për t’u kuptuar më shumë”, janë vargjet me të cilat nis teksti i këngës.

Në vitin 2018, Ermal Meta fitoi Sanremon në bashkëpunim me Fabrizio Moron me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”, ku përfaqësuan Italinë atë vit në “Eurovision” duke u renditur në vendin e tretë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA