Programi “Dua të të bëj të lumtur” trajtoi mbrëmjen e sotme historinë e një gruaje e cila pas shtatzanisë kishte shtuar peshë.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Nexhit, fatkeqësisht ajo nuk ia kishte dalë mbanë që të humbiste peshë dhe si rrjedhojë kishte humbur vetëbesimin. E ftuar speciale për t’i dhënë një mesazh mbështetës ishte Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “Përputhen” e cila gjithashtu kishte pasur probleme me peshën.
Tea disa javë më parë ‘theu’ rrjetet sociale me një foto ku kishte dalë me Beartin, një foto të publikuar nga ajo vetë në llogaritë e saj personale. Ajo dhe
Bearti për herë të parë pranuan që ishin të lidhur së bashku duke ngritur dyshime të mëdha nëse lidhja që ajo kishte më parë me Andin në“Përputhen” kishte qenë ndonjëherë e vërtetë apo jo.
Mbrëmjen e sotme, Tea vendosi që për herë të parë të fliste publikisht për këtë ngjarje sensitive. Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Tea tregoi versionin e saj të ngjarjes ku historia e dashurisë me Beartin kishte nisur kohë më parë, që në momentin që ai ishte larguar nga “Përputhen”.
“Thonë që çudia më e madhe tri dit zgjat, por kjo e imja zgjati për 3 javë. Historia ime dhe e Beartit nisi pasi ai u largua nga programi dhe të gjithë e dinin këtë gjë, madje dhe vetë produksioni. Andi është një mik i mirë i imi, asgjë më shumë. ”,-u shpreh Tea.
Tea në vazhdim tregoi se jeta e saj vazhdon të jetë po njësoj pavarësisht ndodhive, madje ajo shtoi: “Publiku i gjerë kishte krijuar imazhin e tyre për mua, por unë nuk mund të zgjedh dashurinë e jetës sime në bazë të mendimeve të tyre. Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem.”
Në fund të intervistës Tea rrëfeu se nuk kishte në plan që t’i rikthehej botës së televizionit, por se dëshironte që të vazhdonte të jetonte jetën e saj e qetë.
Top Channel