Anarkistët dhe grupimet në mbrojtje të të drejtave të njeriut, u përleshën me policinë mesditën e së shtunës në Athinë, gjatë një proteste në mbështetje të grevës së urisë të terroristit Dhimitris Kufodinas. 

Sipas policisë greke,autoritetet u kishin bërë thirrje për pezullimin e protestës, pasi shkelte masat kufizuese anticovid, por protestuesit e kanë injoruar paralajmërimin e policisë.

Mbas disa tentativa për ti shpërndarë me qetësi,forcat e rendit ndërhyjnë me dorë të fortë,duke përdorur kimikate dhe gaz lotsjellës dhe duke ndaluar disa protestues,ndërsa protestuesit hodhën gurë dhe përdorën shkopinj në përballjen e tyre me forcat e rendit.

Përleshjet sporadike vazhdojnë në qendër të Athinës,ku duken forca të shtuara të policisë.

Mes të ndaluarve ndodhet edhe djali i terroristit Dhimitris Kufodinas,i cili u dërgua në drejtorinë e policisë së atikës.

Më herët qeveria ka refuzuar lirimin e parakohshëm dhe transferimin në Korridhalos të terroristit të organizatës famëkeqe 17 nëntori,i cili është dënuar për 13 vrasje nga 23 që ka kryer organizata ndër vitet 1972-2002.

Ndërsa në një sondazh të kryer enkas për këtë çështje,mbi 65%e grekëve mbështesin vendimin e qeverisë për të mos e lejuar terroristin i cili ndodhet në ditën e 63-të grevës së urisë,të transferohet në burgun e Korridhalosit për të kryer pjesën e mbetur të dënimit të tij,i cili në bazë të ligjeve të vendit,mund të përfundojë brenda 2-3 viteve të ardhshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA