Homazhe në Prekaz/ Nderohet sakrifica sublime e familjes Jashari

06/03/2021 17:32

Udhëheqës të institucioneve të Kosovës, kanë kryer të shtunën homazhe në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Manifestimi ‘Epopeja e UÇK-së’, ka nisur të premten, zgjat tri ditë, dhe zhvillohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës. Ky organizim realizohet për përkujtimin e Adem Jasharit, i cili njihet si komandat legjendar i UÇK-së.

 “……E kemi borxh jo vetëm ne që kemi shumë të freskët kujtesën e 5,6,78 marsit por e kemi borxh që kujtesën historike dhe mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohës së thellë ta bartim brez pas brezit në mënyrë që edhe fëmijët tanë por edhe fëmijët e fëmijëve tanë ta kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi që pagoi populli shqiptarë që sot ta kemi shtetin tonë dhe sot ta gëzojmë lirinë tone”, tha Osmani.

 “….. jemi këtu për të treguar respektin tonë, të qeverisë, të gjithë qytetarëve të Kosovës, të popullit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshme të kësaj familje që është e përmasave historike dhe jam i bindur që tejkalon çfarëdolloj sakrifice që mund të bëj dikush për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, deklaroi Hoti. 

“Për këtë sulm të Serbisë ndaj familjes legjendare Jashari askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasur asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë. Drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar. Prandaj, ne duhet të angazhohemi si institucione, që kjo të ndryshojë për hir të Republikës se Kosovës, për hir të pasardhësve të jasharajve dhe për hir të se ardhmes se popullit dhe kombit tonë në përgjithësi”, shtoi Kurti.

23 vjet më parë, në Prekaz të Skenderajt, gjatë sulmeve të forcave serbe të sigurisë në këtë fshat, janë vrarë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes Jashari. Përveç homazheve në kompleksin e Jasharajve, lufta e UÇK-së nderohet edhe përmes një morie ceremonish gjatë këtyre tre ditëve të epopesë së saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA