Uraganë edhe në hapësirë/ Fenomeni fiksohet nga satelitët mbi polin e veriut

05/03/2021 14:29

Për të parën herë, një fenomen astrologjik i quajtur Uragan hapësinor është pikasur në atmosferën e sipërme të tokës, disa qindra kilometra mbi polin e veriut.

Për sa i takon formimit, një uragan hapësinor ka shumë ngjashmëri me uraganët që ne kemi parë në tokë. Ata janë një masë energjie që vërtitet përreth, por që në vend që të lëshojnë ujë në formë shiu, lëshojnë elektrone.

Në një deklaratë të universitetit të Readingut, profesori Mike Lockwood, shkencëtar i hapësirës, thotë: Deri më tani, nuk ishim të sigurt që uraganët hapësinor ekzistonin, ndaj vërtetimi i tyre me një provë të tillë, është diçka e pabesueshme.

Zbulimi është kaq domethënës për shkak se ka ndodhur në atmosferën e sipërme, duke provuar që uraganët dhe elementë të tjerë të motit ekstrem që ne përjetojmë në tokë, nuk janë ekskluzivitet i sistemit tonë diellor.

Uraganët janë parë edhe në atmosferën e ulët të Marsit, Jupiterit dhe Saturnit po ashtu. Ata ndodhin pranë sipërfaqes së planetit- psh, uraganët në tokë zakonisht krijohen mbi pjesë të ngrohta uji. Kur ajri i lagësht ngjitet lart, ai krijon një fushë presioni të ulët pranë sipërfaqes që thith ajrin përreth duke shkaktuar erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Por ekzistenca e uraganëve hapësinorë, në atmosferën e sipërme të një planeti, nuk ishte konfirmuar më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA