Turqi, shkon në 11 numri i ushtarëve të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak

05/03/2021 02:57

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se të paktën dhjetë ushtarë turk, përfshirë një oficer i lartë, kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e helikopterit ushtarak të rrëzuar në Turqinë lindore.

“Numri i martirëve tanë është rritur në 11. Shpresojmë në mëshirën e Allahut për martirët tanë dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të tyre të çmuara”, tha ministria turke.

Kontakti me helikopterin ushtarak të tipit ‘Cougar’, i cili u ngrit në orën 1:55 pasdite nga provinca lindore Bingol në rrethin Tatvan, u ndërpre në orën 2:25 pasdite. “Po zhvillohen përpjekje për transferimin e personelit tonë të plagosur në spital”, tha ministria turke.

Kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste të Turqisë (MHP), Devlet Bahçeli, në rrjetet sociale njoftoi se komandanti i Korpusit të 8-të, gjeneral-lejtënant, Osman Erbaş, është midis viktimave. Bahçeli shprehu ngushëllime për familjet, e kombin turk dhe Forcat e Armatosura Turke për rrëzimin vdekjeprurës të helikopterit ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA