Përgatitja për vaksinimin masiv, 400 infermierë në trajnim/ Rama: Të jemi gati kur të vijë momenti

05/03/2021 15:12

Rreth 400 infermierë po përgatiten për fushatën e vaksinimit masiv në vendin tonë.

Ministrja Manastirliu së bashku me kryeministrin Edi Rama panë nga afër një nga seancat e trajnimit të vaksinatorëve të ardhshëm.

Manastirliu: Një pjesë e mirë e juaja janë infermierë që kanë aplikuar në raundin e portalit që hapet së shpejti, një pjesë tjetër janë në listë pritje të portalit.

Vaksinimi masiv do shtrihet si një rrjet kapilar në të gjithë vendin, shkolla, institucione. Të jesh pjesë e skuadrës që sjell lirinë, shërimin, besoj që ju bën krenarë.

Rama: Bashkë me ministren jemi këtu për t’ju falenderuar për gatishmërinë në këtë proces, ku ne duam të jemi të super përgatitur që në sekondën e parë që do kemi një sasi të konsiderushme vaksinash në të gjithë vendin të shtrijmë rrjetin e vaksinatorëve, prandaj ju jemi drejtuar forcave të ushtrisë, të gjithë infirmierëve të FA, të tjerëve në grupin e njerëzve që kanë hyrë në këtë rrugë, që janë të gatshëm të përfshihen.

Ju e dini mirë çfarë ndodh me vaksinën që është një problem botëror sepse kërkesa është gjigante, ndërkohë prodhimi është ai që është.

Janë sot 70 përqind e vaksinave në duart e 10 shteteve dhe numri i shteteve që s’kanë marrë asnjë dozë është mbi 120. ne kemi filluar, kemi mbyllur vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Së shpejti do marrim një lajm të mirë për një sasi tjetër vaksinash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA