Njëri në burg për dhunë në familje, një tjetër për një aksident, katër të arrestuar në Durrës

05/03/2021 09:54

Katër shtetas janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, për veprave të ndryshme penale.

U ndalua shtetasi B. Xh., 53 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për shtetasin Dh. T., 33 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
V. K., 39 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

A. K., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe u procedua penalisht shtetasi F. Sh., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në orën 13:40, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA