Disa majmunë të mëdhenj në kopshtin zoologjikë të San Diegos, kanë marrë një vaksinë eksperimentale anti covid, të projektuar për kafshët, pas një shpërthimi të virusit mes gorillave atje.
Katër Orangutangë dhe pesë majmunë bobobos, morën secili nga dy doza të vaksinës së prodhuar nga Zoetis, një kompani farmaceutike veterinare. Tetë gorillat në kopshtin zoologjik, u bënë majmunët e parë të mëdhenj në botë që rezultuan pozitivë për koronavirus në janar. Ata tani po e marrin veten ngadalë.
Disa ekspertë janë të shqetësuar për kërcënimin nga koronavirusi për majmunët e mëdhenj. Ata janë veçanërisht të shqetësuar për rrezikun ndaj gorillave që kanë popullata që janë cilësuar të rrezikuara nga autoritetet.
Karen, orangutangu i parë në botë që iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në 1994, ishte mes atyre që morën vaksinën. Rastet e virusit janë zbuluar edhe tek kafshët në kopshte të tjera zoologjike, përfshirë luanët dhe tigrat në kopshtin zoologjik të Bronxit në Nju Jork dhe luanët në kopshtin zoologjik të Barcelonës, në Spanjë. Infektime me koronavirus janë konfirmuar në kafshë të ndryshme në të gjithë botën, duke filluar nga qentë dhe macet e deri tek qelbësit dhe vizonët. Sidoqoftë rastet kanë qenë përgjithësisht të rralla.
Top Channel