Luljeta Bozo i bashkohet PS/ Rama: Mendoja që nuk do e bindnim. Një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin!

05/03/2021 10:54

Pas mjekes Najada Çomos socialistët marrin në skuadrën e tyre të 25 Prillin edhe inxhinieren Luljeta Bozo e cila u kthye në simbolin e përpjekjeve për të dalë nga tragjedia e tërmetit.

Inxhineria 77 vjeçare e ndërtimit falë ekspertizës, shumë shpejt me këshillat e saj u kthye në zërin e shpresës në ato ditë të errëta që po kalonte Shqipëria. U pa çdo ditë në terren duke parë dëmet dhe u ul në tryezën e komitetit të rindërtimit për të hartuar strategjinë e ecjes përpara.
Për punën e deritanishme në këtë proces rindërtimi zonja Bozo dha këtë vlerësim:

Unë do flas shkurt se inxhinierat flasin shkurt. U tronditëm të gjithë nga tërmeti se është dukuri shumë e rrezikshme, por ne nxorëm mësime nga kjo. Mua më vjen mirë që qeveria e mori veten shumë shpejt nuk mbeti njeri pa strehë e pa ushqim. Më vjen mirë që kemi konstatuar defekte në ndërtim , që ti rregullojmë më procesin e rindërtimit.

Kemi pasur defekte në shtëpitë në fshat , se atje kemi dhe shtëpi të ndara. Tani ka filluar ndërtimi sipas rregullave. që mos të ndërtohet kuturu dhe të ikin lekët kot. Se njerëzit kujtojnë se kjo bëhet menjëherë, po çdo gjë ka kohën e vetë.  Se njerëzit mendojnë dhe për fondet që i siguruam ato nuk vijnë menjëherë, dhe prandaj nis dhe më vonë ndërtimi, se me aq lekë sa ke do ndërtosh. 

Mund të ketë nevojë për një cik, meqë thonë që u vodhën fondet, kemi shifrat. Për rindërtimin, mund ta zhvillojmë në disa drejtime, po s’duhet të lëmë mënjanë zonat rurale, se ndryshe nuk ecet para.
Kemi punë për të bërë, dhe kemin një aset të madhe si ato minerale dhe kemi detyrë ta menaxhojmë dhe ta shfrytëzojmë për një kohë sa më të gjatë. Truri e çon para shoqërinë.

Por përse Edi Rama e do zonjën Bozo në skuadrën e tij? Partia Socialiste e ka të kristalizuar tashmë listën e kandidatëve të saj dhe fjalën e fundit do ta thotë kryesia e cila do të mblidhet pasditen e 8 Marsit e për tja cuar KQZ-s emrat, vetëm pak minuta përpara skadimit të afatit.

Rama: Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua dhe me Luljeta Bozon të mund të përcjell idenë e palëkundur timen se ne kemi bërë shumë por jo aq sa mjaftueshëm për të thënë: “O sa mirë”. Kjo vlen për punën që kemi bërë, për PS, për përpjekjen tonë për të qenë në çdo takim me ju.
Sot jemi këtu për të bërë për gjithçka keni bërë për plagët që hapi tërmeti. Je njeriu i duhur në kohën e duhur. Ndihma jote ka vazhduar dhe ka qenë shumë e vyer në procesin e rindërtimit.

E treta të falenderoj shumë, që ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove, nuk the jo për të qenë pjesë e jona në 25 prill, ku me kënaqësinë e me nderin më të madh do kemi një përfaqësues të një shtresë të gjerë shoqërore sot gjyshërit dhe sigurisht një përfaqësues që ka akoma shumë për  të dhënë dhe nga maja e eksperiencës dhe integritetit që ka do jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin me kujdes për të mos na e këputur që ne të jemi të fokusuar. Luljeta është simboli i gjithë përpjekjes solidare të shqiptarëve që u bënë bashkë, mishërimi i ambicies sime dhe i dëshirës së skuadrës që përfaqësuesit në parlament të jenë në sinkron me ta.

Për herë të parë të gjithë pensionistët do kenë njeriun e tyre aty. S’kam menduar që do e bindnim, po nuk e ka bërë plotësisht të vështirë. Të jam shumë mirënjohës.

Bozo: Do jap me të mirën sa të mundem për këtë vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA