Ambasadori turk: Turqia, një ndër partnerët më strategjikë në fushat e biznesit për Shqipërinë!

05/03/2021 10:05

I ftuar në “Wake Up”, Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka folur rreth marrëdhënieve Shqipëri-Turqi dhe është shprehur se investimet në vendin tonë parashikohet të rriten dhe se Turqia është një ndër partnerët më strategjikë në fushat e biznesit në Shqipëri.

“Duhet të them që Turqia është vendi i parë në Shqipëri që po realizon investime të mëdha dhe strategjike në Shqipëri. Po të shikojmë investimet e Turqisë pas vitit 1990 dhe vëllimi e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve 3.5 miliardë dollarë, parashikohet të rritet akoma. Është një ndër partnerët më strategjikë në fushat e biznesit në Shqipëri. Pas vizitës të Kryeministrit është rënë dakord që ky vëllim të rritet deri në gjysmë miliardë dollarë mbase më shumë, kështu që Turqia është duke u fokusuar në projekte më gjigante, kështu që ne si Turqi po vazhdojmë të studiojmë terrenin. Mund të themi në sektorët strategjikë që Shqipëria ka nevojë për të investuar patjetër që do i qëndrojmë pranë, do rritet dhe punësimi. Në të gjitha bisedimet dhe takimet që kemi zhvilluar është rënë dakord që do thellohet bashkëpunimi mes dy ministrive për bujqësinë. Aktivitet dhe punimet tona po thellohen. Ne nuk shikojmë pasqyrën por veprën e personit. Ne fokusohemi te veprat dhe jo fjalët që i qëndisin bukur”.

Të dyja vendet janë në përpjekje për të bërë pjesë e Bashkimit Europian thotë më tej Ambasadori, duke shtuar se Turqia është drejt kësaj rruge dhe dialogu po vazhdon.

“Të dyja shtetet janë në përpjekje për tu bërë vende të BE. Një projekt i zgjerimit të BE është diçka mbi politikë që e tejkalon edhe politikën. Turqia po vazhdon rrugën drejt rrugës për në Bruksel, dialogu po vazhdon. Janë disa qarqe të caktuara të cilat janë në tentativë për të devijuar objektivin qoftë të Turqisë apo perëndimit. Turqia është e gatshme të hapi një dialog”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA