7-vjeçari me emrin UÇK/ Pasardhës i familjes Morina në Klinë me dy dëshmorë në luftë
05/03/2021 20:03
Ky është Uçk-ja, pasardhësi i dy dëshmorëve të familjes Morina në Rixhevë të Klinës.
Uçk-ja sot është shtatë vjeç dhe ka filluar të mësoj për kuptimin e emrit të tij.
I ati tregon se vendosi ta pagëzoj me këtë emër të birin pasi në luftën e fundit në Kosovë, ai humbi dy vëllezërit në luftë me agresorin serb.
Ndërsa e ëma thotë se ardhja e Uçk-së në jetë ishte bekim për ta.
Top Channel