Disa pamje dramatike janë shpërndarë të avionit të fundit gjuajtës anti-radar të Rusisë Su-57, duke testuar zjarrin e mitralozit të integruar në bord, që besohet se është një nga shtesat e fundit të armëve të avancuara në mjetin elitar.
Gjuajtësi është testuar me raketa të rangut të shkurtër dhe ato të mesëm, teksa mitralozët tradicionalë mbeten një pjesë e rëndësishme e armatimeve ajrore ruse.
Vendi dhe data e testimeve nuk ishin të qarta por video tetë-sekondëshe u postua fillimisht në rrjetin social Telegram para se të postohej në Youtube.
Gjuajtësi i palyer Su-57 i përdorur për testin, shihet që përdor mitralozin e përmirësuar 30mm GSh-30-1, i njohur ndryshe edhe si 9-A-4071K. Arma me një tytë të vetme është e përshtatur në anë të trupit dhe mban 150 goditje, të cilat i lëshon në disa sekonda.
Rusia ndryshe nga SHBA, vazhdon të mbajë mitralozë me grykë teke në avionët e saj gjuajtës, në krahasim me mitralozët rrotullues 20mm M61 Vulcan që përdoren prej kohësh nga gjuajtësit amerikanë.
Siç shihet GSh-30-1 qëllohet në një shënjestër të vetme për të llogaritur saktësinë e armës.
Top Channel