Analisti Carlo Bollino argumentoi në Open se pse edhe pas 8 vitesh vota për PS është e lartë.
Bollino: Elektorati gri, përbëhet nga njerëz që nuk votojnë fare dhe ata të pakënaqur, dhe nga sondazhet tregohet se janë shumë të pakënaqur nga PD nga veprimet që ka marrë si djegia e mandateve. Prandaj kështu votojnë partitë e tjera. Ka dhe një pjesë të pakënaqur nga PS, që këta nuk shkojnë të votjnë. kemi dhe të pakënaqurit nga LSI, sondazhet tregojnë që janë të pakënaqur, tani këta nuk votojnë as PD, shumica do votojnë PS. Dhe kjo shpjegon se pavarësisht konsumimit të PS në 8 vite, mbetet e lartë vota për ta, se LSI është një aleat në shkrirje i Opozitës.
Gjekmarkaj: Analiza juaj nuk është në sinkron. këtu ka një sulm ndaj LSI, po çfarë arsye ka ajo të bjerë me 3-4 përqind, nga ana tjetër Meta që megjithëse po luan politikisht, por me betejat që ka bërë për Kushtetuesen kanë shkuar si bonus për LSI. E pranoj unë që ai tani është bërë njësh me LSI. Unë do doja mbi palët, por e detyruan të jetë palë.
Bollino: Ju e konsideroni si shpëtimtar Metën, ndërkohë që ai është cilësuar si njeriu më i korruptuar.
Top Channel