Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit projektligjin për kontratën me kompaninë Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një projekt madhor që do të mbështetet me 500 milionë dollarë nga qeveria amerikane për ndërtimin e tij.
Sipas projektligjit, kontrata do të ndahet në dy faza, ku faza e parë përfshin atë përgatitore dhe propozimin e kompanisë tek autoriteti kontraktues, ndërsa faza e dytë e kontratës konsiston në projektimin dhe ndërtimin e kësaj vepre energjetike.
Pas prezantimit të projektit të Skavicës në qershor, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kith Krack nënshkruan në Tiranë një memorandumin bashkëpunimi në tetor të vitit të kaluar, ku dakordësuan që kompania Bechtel krahas projektimit dhe ndërtimit do të mundësonte edhe financimin e projektit përmes kredisë së butë prej 500 milionë dollarë.
Me ndërtimin e kësaj vepre energjetike, qeveria parashikon t’i japë zgjidhje problematikës së përmbytjeve në zonat e fushë Shkodrës, ndërsa synon ndër të tjera të ulë varësinë e importit të energjisë elektrike dhe të shndërrojë vendin në fuqi eksportuese në rast se Skavica rezulton një projekt i suksesshëm.
Top Channel