Rrëfimi prekës i Gentjan Muçës: Si e kalova kancerin dhe dola kampion me Tironën

04/03/2021 21:11

Ka qenë një periudhë shumë delikate, pasi pritej që të bëheshim me fëmijë dhe Agi ishte shtatëzënë, e pritej nga momenti në moment që të lindte. Jam operuar diku 2 javë pasi të lindte Agi.

Doktorët më dhanë leje që të kthehesha në Shqipëri, pasi u shpjegova që kështu e kam hallin. Pas 2 jkavësh fiks më erdhi përgjigjja e analizave e ishte diçka jo e mirë që duhej kuruar.”

Kur u pyet lidhur me faktin që ka takuar djalin e tij pasi kishte marrë përgjigjen e analizave ai vazhdoi:
“Në fakt unë e dija që kisha diçka, thjesht nuk e dija se çfarë ishte. Më pas mu desh të udhëtoja urgjentisht jashtë. Kur shkova në Itali mu desh të bëja shumë analiza. Pasi vetëm biopsia nuk mjaftonte, e për dy ditë kam bërë skanera dhe rezonanca pafund që dolëm në përfundim dhe më pas nisëm mjekimet përkatëse. “

Gjithashtu Sidorela e pyeti edhe lidhur me “gënjeshtrën” që i tha bashkëshortes se ku do të shkonte, e ai u shpreh kështu:
“Unë nuk e kam gënjyer kurrë në fakt, por as unë nuk e dija se ku po shkoja. Por ajo ishte në një gjendje emocionale qe sa kishte lindur e nuk doja ta shqetesoja. Unë nuk para genjej, ajo më besoi dhe per çdo gjë i kam treguar të vërtetën, se edhe fjalët këtu marrin dhenë. Më pas ja tregova se ishte më e drejtë që t’ja tregoja. Më vonë hera parë që jemi takuar ishte pas kimios së parë, unë kisha ndryshuar kisha tjetër look.

Trembjen më të madhe e kisha kur nisa mjekimin. Impakti I parë ishte më I veshtiri, kur nisa mjekimin, por më tha doktori që përderisa ke ardhur me këmbët e tua, je mirë.”
Kur u pyet se a ishte bashkëshortja e tij kundër apo pro kthimit të Gentit në futboll ai u përgjigj:
“Shumë njerëz ishin kundër, jo vetëm Agi. Ishte nje vendim I imi personal në kokën time që të rikthehesha në futboll.

Edhe vëllezërit nuk donin, sepse ishte provë. Se nuk ishte vetëm frika, por edhe performanca.
Kur u ktheva nga mjekimi ishte Agi me familjarët. Por edhe disa miq, ishte shumë bukur.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA