Kryeministri Edi Rama ka folur për ndryshimet që ka sjellë qeveria për shëndetësinë duke bërë krahasimin me vitet e kaluara.
Në aktivitetin “Rruga drejt 25 Prillit – SHËNDETËSIA QË DUAM”, Rama nuk kursen ironinë duke thënë se dikur ishin spitale me harta, me batanije lara lara dhe me arka me zarzavate apo syze “Gucci” apo “Versace” të kontrabanduara nga Kina.
Rama: Armiku i padukshëm sfidoi me një egërsi të pashoqe sistemet shëndetësore të gjithë shteteve. Më persekuton pyetja, çfarë do kishte ndodhur në këtë vend sikur ky armik të kishte zbritur këtu 7 vite më parë ose të na kishte gjetur.
Larg qoftë të na kishte gjetur gafil me sistemin shëndetësor që kishim deri para pak vitesh. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund. Sot duket gati e pamundur që njerëzit të kujtohen se çfarë qameti ishte shëndetësia jonë para se ne të na binte barra e madhe e përgjegjësisë për ta drejtuar këtë vend dhe të na bëhej nderi i madh nga shumica e shqiptarëve që në emër të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre, për llogari të të ardhmes së tyre të drejtojnë vendit.
Kur unë postoj foto të atyre viteve aspak të largëta dhe të këtyre ditëve lidhur me ndryshimin në shëndetësi, nuk janë të paktë njerëzit që kanë të shara e akuza a thua se kanë përpara një trup kompjuterik, një trillium fotoshopik apo iluzion optik.
Spitalet me batanije lara lara rëndon pa batanije për pacientë që vinin me familjarë që i mbanin për krahu duke mbajtur njëkohësisht në kurriz batanijet nga shtëpia. Spitalet me mure me harta të krijuara prej lagështirave, dysheme të rishtruara si mozaikë të historisë së korrupsionit dhe keqadministrimit. Spitalet me autoambulanca të tejlodhura që më së shumti rrinin në kënetat e ndyta rreth tyre dhe nuk mbërrinin në kohë në urgjencë.
Spitale të rrethuar nga tregje e tregtarë që mizëronin përditë mbi ish hapësirat e gjelbërta. Spitale me turma ku nuk dallohej dot mjeku nga pacienti. Spitale me lloj lloj kangjellash. Godina mjekësore mes tyre, spitale ku mund të gjeje rroba të brendshme e të jashtme të varura në diell, ku kishte kuti me lodra dhe arka me zarzavate, gjyslyke Gucci dhe Versaqe të kontrabanduara nga Kina.
Kush më thotë që nuk ishit kjo shëndetësia që kishit në Shqipëri deri para disa vitesh. Jo vetëm në periferi por edhe QSUT, në mes të kryeqytetit. Ose ka humbje të memories ose memorien e ka me passwordin e opozitës. Por ishte kështu, madje ishte edhe më keq se kështu sepse këto që unë thashë janë fjalë të thëna në pak minuta, ndërsa ato që rendita ishin realiteti i dy dekadave me radhë.
Top Channel